LAJMI I FUNDIT

Bashkimi Evropian hap negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut/ Flet Von der Leyen: Keni treguar përkushtim për vlerat tona!

09:11 - 19.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, homologun maqedonas Dimitar Kovačevski, si dhe Kryeministrin e Republikës së Çekisë, Petr Fiala, njoftoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.




“Kam hapur negociatat për aderimin në BE dhe jam shumë e lumtur. Ky është suksesi juaj, i popullit tuaj që keni punuar kaq shumë dhe keni treguar përkushtim për vlerat tona. Keni zbatuar shtetin ligjor, kemi një shoqëri civile aktive dhe një media të lirë. Ju keni bërë të gjitha këto ndryshime sepse këto janë të mira për vendin tuaj. Ne si komision ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Pas konferencës Ndërqeveritare sot, komisioni do të fillojë punën sot dhe shqyrtimi i Acquis Communitaire do të jetë hapi i parë. Pika e dytë është që ne do të vijojmë të jemi më afër në fusha kyçe. Shqipëria do të bashkohet për Mbrojtjen Civile Evropiane”, tha Von der Leyen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.