LAJMI I FUNDIT

Hapja e negociatave, Rama falënderon Angela Merkel dhe Emanuel Macron

09:20 - 19.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar presidentin francez Emmanuel Macron dhe ish-kancelaren gjermane Angela Merkel për kontributin e dhënë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, që kulmoi këtë të martë me hapjen e negociatave.




“Dua të falënderoj një tjetër zonjë gjermane që nuk është më aktive, por pa të cilën nuk do të ishim këtu dhe kjo është ish-kancelarja Angela Merkel.

Ajo ka ditëlindjen dhe do të doja t’i uroja gjithë të mirat. S’do të ishim këtu pa përpjekjet e tepërta të Presidencës franceze, ekipit të presidentit Macron, të cilët kanë punuar pa lodhur që të mbërrinim në përfundimin francez që shtroi rrugën për zhbllokimin e një ngërçi absurd. Falenderoj gjithë popullin shqiptar që kurrë nuk u dorëzua së ndjekuri rrugën evropiane”, tha Rama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.