LAJMI I FUNDIT

“Kush ka frikë vdes çdo ditë. Kush nuk ka frikë vdes vetëm një herë!”/ Presidenti Meta përkujton 30-vjetorin e vrasjes së Paolo Borsellinos!

08:58 - 19.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 30-vjetorin e vrasje së gjyqtarit italian Paolo Borselino. Përmes një postimi në Facebook kreu i shtetit shkruan se Borsellino, ashtu si më herët Giovanni Falcone e paguan me jetë luftën kundër mafias duke u shndërruar në simbole të shtetit ligjor.




Meta thekson se sakrifica e tyre është frymëzim për të dërrmuar mafian në çdo nivel.

POSTIMI I PRESIDENTIT META:

“Kush ka frikë vdes çdo ditë. Kush nuk ka frikë vdes vetëm një herë!” (Paolo Borsellino) 

Si sot, 30 vite më parë, Paolo Borsellino, si ai më herët dhe Giovanni Falcone, e pagoi me jetë luftën e drejtë kundër mafias, për të na kujtuar gjithmonë se vetëm të bashkuar në mbrojtje të shtetit ligjor dhe dinjitetit njerëzor mund t’i çlirojmë shoqërinë dhe institucionet nga kapja prej krimit të organizuar. Sakrifica e tyre është frymëzim për të dërrmuar mafien në çdo nivel dhe rikthyer besimin e qytetarëve tek Drejtësia! Edhe sot Falcone dhe Borsellino frymëzojnë të gjithë prokurorët, gjyqtarët dhe politikanët e ndershëm për të mposhtur mafien dhe mbrojtur lirinë kudo në botë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.