LAJMI I FUNDIT

“Ligjin e bëni vetëm për vete dhe miqtë tuaj, për të fshehur parcelat e hashashit!”- Flutura Açka: E keni nxirë Shqipërinë

21:17 - 21.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka, e ka quajtur ligjin për moratoriumin, si një lëvizje e qeverisë për të fshehur parcelat e hashashit.




Sipas saj, një shtet që nuk siguron mirëqenien e shtetasve të tij, nuk mund të jetë habitat për zogjtë dhe kafshët.

“Nuk po flas për shpërthimit për krap në Shkodër që shpesh mbështeten edhe nga policia se u hapet ndonjë ngjalë, nuk po flas as për gjahtarët italianë që hynin si në shtëpi të tyre që organizoheshin nga një familjari i një eksponenti lartë i partisë tuaj.

Zogjve u shpëtuan puplat vetëm kur ky familjar i la puplat kësaj bote.
Një moratorium që mbron mjedisin është mrekulli, por prej jush nuk e pranoj dot. Mjafton të kujtoj kodrën që po gërryhet me tërbim në rreth rrugës për në Elbasan.

Po ta kishit merak gjuetinë do të nxitonit të bënit një ligj të mirë, nuk do të llogarisni turistë që shtohen nga veprimtari a e këtij ligji, ato të zonave të mbrojtura.

Pas këshillimit publik që morët leje për kanabisin mjekësore e patë të nevojshme të zgjasnit edhe ndalesën. Pallavra më e madhe.

Pse e bëni ligjin kur në 2014 keni gjobitur 30 persona, në 2019-ën 12 e në 2020 vetëm 4 persona. Pra keni rekorde shumë të mira, ose nuk keni bërë punë fare…

Ligji është bërë vetëm për vete dhe miqtë tuaj për të dalë bukur para Europës dhe ngastrat tuaj të kanabisit të mos bien shumë në sy e të mos mundoheni ti ruani. Një shtet që nuk siguron mirëqenie për njeriun si do jetë habitat për zogj e kafshë.

A ka politikë më të mbrapshtë mjedisore se të shpopullosh vendin? Ju e keni bërë se jau keni nxirë Shqipërinë shqiptarëve. Ndalesa, privimi mos lejimi është politika juaj. ju nuk kontrolloni territorin, ju e zhvasni e shqyeni sepse sipas jush është i juaji jo i brezave që vijnë për të cilët nuk keni pikë mëshire e empatie”, është shprehur ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.