AKTUALITET

Zjarr në zonën e ish-Uzinës së Baterive në Berat, shkrumbohen sipërfaqe të tëra

23:54 - 22.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë mbrëmjen e së premtes në zonën e ish-Uzinës së Baterive në Berat.




Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe toke me shkurre e ferra. Nga zjarri rrezikoheshin disa ndërtesa ku banorët i përdorin për të mbajtur ushqimet e bagëtive për dimër por fatmirësisht flakët u lokalizuan shpejt nga zjarrfikësit, duke shmangur rrezikun e përhapjes së flakëve drejt depove me ushqime.

Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e plotë të vatrave të nxehta, për të shmangur riaktivizimin e tyre që mund të favorizohet nga temperaturat e larta dhe era. Raportohet nga vendngjarja se nga zjarri është djegur një sipërfaqe e madhe me shkurre, ferra e bimë të ndryshme, ndërkohë që shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.