AKTUALITET

I torturoi për vdekje vajzën/ Nëna e 18-vjeçares, kërcënohet në “Facebook” nga profili me emrin e ish-dhëndrit

08:07 - 23.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Familjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit, nuk po e lënë rehat as pas vrasjes së saj. Nëna e të ndjerës një ditë më parë u kanos në rrjete sociale nga dikush që u paraqit si i akuzuari për vrasjen e vajzës së saj, Dardan Krivaqa.




Profili me emrin e ish-dhëndrit, raportohet se e kërcënoi 43-vjeçaren me vajzën tjetër, motrën e Marigonës.

Përveç nënës, i njëjti profil tentoi të kontaktojë edhe me vetë motrat Osmani, por ato e bllokuan në rrjete sociale të dyshuarin. Nga familja Osmani e kanë konfirmuar rastin e ndodhur, por nuk kanë pranuar të flasin me arsyetimin se po frikësohen se kërcënimet e tilla mund të shtohen.

Për rastin ka folur avokati i familjes, Gazmend Rexhepi. Ai tregoi se për këto mesazhe e ka informuar nëna e Marigonës.

Dje jam njoftuar nga Valdete Osmani, nëna e të ndjerës Marigonës për disa sms, mesazhe përmes një rrjeti social, që janë edhe ofendues edhe kërcënues dhe unë e kam sugjeruar me raportu rastin në polici”, ka thënë Rexhepi për Klanin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.