AKTUALITET

Viktima në Laç dhe i plagosuri, shënjestra në atentate të mëparshme

09:13 - 23.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klisman Reçi, i riu që u vra në atentatin e djeshëm në Laç, ka qenë shënjestër edhe më parë në atentate, por i ka shpëtuar plumbave.




Ai u qëllua në makinën e tij, “Mercedes ML” në maj të këtij viti në autostradën Lezhë-Milot.

27-vjeçari po udhëtonte me kushëririn e tij në makinë, i cili njoftoi policinë për atentatin. Asnjë person nuk është arrestuar nga policia për këtë ngjarje.

Po ashtu edhe Ylli Ibrahimi, i mbetur i plagosur nga atentati i djeshëm në Laç, ka qenë pre e një atentati një vit më parë.

Në janar të vitit 2021, ai është qëlluar nga një person që qarkullonte me motor teksa ishte duke ecur në trotuar.

Drejt tij u qëllua me armë më shumë se 10 herë dhe Brahimi mbeti i plagosur.

Ylli Brahimi njihet si njeri i afërt me Ervis Martinajn dhe ky është rasti i dytë brenda javës që goditen njerëzit e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.