Kronikë

Humb jetën një 62-vjeçar në Sarandë, po udhëtonte me motor! Aksidenti ndodhi si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit

18:14 - 24.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një ngjarje e rëndë ëqshtë regjistruar pasditen e kësaj të diele në Sarandë, ku një qytetar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motor.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se rreth orës 17:45, në fshatin Plal, Metoq, shtetasi K. T., 62 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Pas aksidentit fatal, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2022, rreth orës 17:45, në fshatin Plal, Metoq, shtetasi K. T., 62 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.