LAJMI I FUNDIT

Komiteti Organizator i Partisë së Lirisë zhvillon sot mbledhjen e parë pas formimit/ Për çfarë do diskutohet!

08:39 - 27.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre ditë pas formimit të Komitetit Organizator të Partisë së Lirisë, sot do të zhvillohet edhe mbledhja e parë zyrtare në seli.




Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në seli, ku fokusi kryesor i diskutimeve do të jetë marrja e masave për organizimin e revolucionit antikorrupsion.

Postimi i Tedi Blushit:

Sot, në ora 11:00, në selinë e Partisë së Lirisë mblidhet Komiteti Organizator. Qëllimi kryesor do të jetë marrja e masave për organizimin e Revolucionit Antikorrupsion. Komiteti Organizator i Partisë së Lirisë, është një strukturë drejtuese e përkohshme derisa të zgjidhen drejtuesit e rinj të kësaj force politike. Kjo strukturë u ngrit gjatë konventës së LSI-së, ku dha dorëheqjen dhe Monika Kryemadhi. Kryetar i komitetit Organizator është Ilir Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.