LAJMI I FUNDIT

Kryemadhi për aferën e inceneratorëve: Këto janë probleme të drejtësisë së vjetër! Do e ndjek hap pas hapi këtë çështje!

09:50 - 27.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika KRyemadhi tha se nuk ka vend për intimidimin e drejtësisë për të hetuar aferën e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se ky ishte problemi i drejtësisë së vjetër.




“Edhe sikur të kishte, ky vendim daton 1 muaj, pasi kontrata koncesionare ishte miratuar; dhe Erion Veliaj e kishtë dhënë dakordësine e Bashkisë Tiranë për të marrë përsipër 91 milionë euro pagesa, sic kërkohej paraprakisht për të vijuar procedurat koncesionare. Inceneratorët janë simboli i qeverisjes së vendit dhe koha nuk pret. Nuk duhet të ekzistojë asnjë hezitim, asnjë arsye për intimidim, asnjë konflikt interesi, me të afërm në punë, apo leje pallatesh në Tiranë, Durrës, apo në çfarëdo qyteti të vendit. Këto probleme i kishte drejtësia e vjetër, ndërsa ne presim, shpresojmë dhe do mbështesim me fakte, prova dhe angazhim të përditshëm, që prokurorët e SPAK të bëjnë detyrën dhe ti shërbehet mbi të gjitha interesit qytetar.” – tha Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.