BOTA

Mëlçia e yndyrshme: Rrit rrezikun e dështimit të zemrës me 50%

15:47 - 28.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sëmundja e mëlçisë yndyrore joalkoolike shoqërohet me një rrezik të shtuar të dështimit të zemrës brenda dhjetë viteve të ardhshme, sipas një analize të të dhënave të publikuar në Gut.




Sëmundja e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike është sëmundja më e zakonshme e mëlçisë në mbarë botën, duke prekur 30% të të rriturve. Normat pritet të rriten gjatë dekadës së ardhshme si rezultat i rritjes së normave të individëve mbipeshë dhe obezë.

Hulumtimet e fundit kanë lidhur sëmundjen e mëlçisë me dështimin e zemrës, por madhësia e rrezikut dhe roli i ashpërsisë së sëmundjes së mëlçisë yndyrore jo-alkoolike në këtë nuk janë sqaruar.

Për t’i dhënë një përgjigje pyetjes së mësipërme, shkencëtarët analizuan të dhënat nga 11 studime vëzhguese afatgjatë (në Suedi, Finlandë, Britani të Madhe dhe Korenë e Jugut) të botuara deri në mars 2022. Studimet shqyrtuan lidhjet e mundshme midis sëmundjes së mëlçisë yndyrore joalkoolike të sëmundje të mëlçisë dhe dështim të zemrës në më shumë se njëmbëdhjetë milionë njerëz të moshës së mesme, gjysma e të cilëve ishin gra me një moshë mesatare 55 vjeç.

Një në katër pjesëmarrës të studimit tashmë kishte sëmundje të mëlçisë, ndërsa dështimi i zemrës u zbulua në 97,716 njerëz gjatë periudhës dhjetëvjeçare të ndjekjes.

Analiza e të dhënave tregoi se të paturit e sëmundjes së mëlçisë yndyrore joalkoolike shoqërohej me një rritje prej 50% të rrezikut të dështimit të zemrës gjatë periudhës së ndjekjes – pavarësisht nga mosha, gjinia, yndyra e trupit, hipertensioni, përkatësia etnike dhe faktorë të tjerë të zakonshëm të rrezikut kardiovaskular.

Gjithashtu, bazuar në të dhënat nga dy studime, u zbulua se ashpërsia e sëmundjes së mëlçisë (veçanërisht cikatricet e gjera të mëlçisë) shoqërohej me një rritje prej 76% të rrezikut të dështimit të zemrës.

Sëmundja e mëlçisë yndyrore joalkoolike mendohet se përkeqëson rezistencën ndaj insulinës, nxit aterosklerozën dhe çliron një mori faktorësh inflamatorë dhe trombotikë. Ata gjithashtu shtojnë se ilaçet më të reja antidiabetike që ulin glukozën në gjak duket se kanë një efekt pozitiv në uljen e rrezikut të shtrimit në spital për dështimin e zemrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.