BLUETOOTH

Ekstravagante dhe provokuese! Fjolla Morina zbulon më shumë se që duhet me pozat e fundit (FOTO)

16:48 - 29.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fjolla Morina di në çdo moment se si të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve! Mjafton që ajo të bëjë një postim në rrjetet e saj sociale dhe menjëherë flitet për të.




E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa ka ndarë me ndjekësit disa poza ku shfaqet me një veshje ekstravagante, e kuruar në çdo detaj dhe mjaft provokuese.

Këngëtarja nga Kosova është dalluar gjithmonë për paraqitjen e saj, mirëpo pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Fisnik Syla, Fjolla ka ardhur edhe më joshëse. Së fundmi ajo ka pozuar para pasqyrës, ku duket shumë seksi. Morina mban veshur një fustan të shkurtër të zi, ku vëmendjen kryesore e merr dekolteja.

Veshjen, Fjolla e ka kompletuar me çizme të gjata dhe shumë bizhuteri. Ndërsa ka vendosur se bashkëngjitur me to të shkruaj vetëm: “Hey”.

Ndërkohë kujtojmë se Fjolla i dha fund martesës së saj me biznesmenin para disa muajsh. Ishte ky i fundit ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.