Kosova

Arrestohet polici shqiptar/ I kërkoi 800 euro ryshfet një qytetari për t’i dhënë patentën!

09:45 - 31.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zyrtar policie është arrestuar nga  Inspektorati Policor i Kosovës  me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit” dhe marrje e ryshfetit.”




Arrestimi i të dyshuarit është kryer nga hetuesit dje në mbrëmje në një lokal në Pejë. Në njoftimin e IPK-së thuhet se policia ka kërkuar 800 euro nga një qytetar që t’i sigurojë kalimin në provimin e patentës.

Njoftimi i IPK

“Komunikatë për media. IPK arrestoi në flagrancë një zyrtar policor në Pejë të dyshuar për Ushtrim ndikimi.

Prishtinë/Hajvali, 30 korrik 2022,

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, ka arrestuar sot në flagrancë një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit”. Arrestimi i të dyshuarit është kryer nga hetuesit sot në mbrëmje në një lokal në Pejë. Bazuar në veprimet hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, zyrtari policor me qellim që të përfitoj dobi pasurore për vete ose për personin tjetër, ka kërkuar shumën prej 800 € (tetëqind eurove) nga një qytetar që të njëjtit ti siguroj kalimin e provimin për patentë shofer për kategorinë ” B” në mënyrë të kundërligjshme. Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse IPK ka dhënë edhe rekomandimin për suspendimin e tij.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.