Sulmuesi i Luftëtarit, Vasil Shkurtaj pranoi për “Supersport” se e ardhmja e tij mund të jetë larg skuadrës gjirokastrite. Gjithashtu, Shkurtaj pranoi se ka marrë oferta si nga skuadra të Superiores, ashtu edhe nga ekipe jashtë. Në fjalën e tij, Shkurtaj tha: “Fitorja që morëm sot (dje) është më shumë për moralin tonë. Tani të shohim ndeshjen kundër Partizanit, që do jetë një sfidë shumë e vështirë.
Tani po mendojmë vetëm të largohemi nga kjo pozitë e vështirë që jemi në tabelë, më pas do të shohim ecurinë edhe në Kupë, edhe në kampionat. Në këto momente jam lojtar i Luftëtarit, nuk e di çfarë do të ndodhë në janar. Të them të drejtën, po mendoj vetëm për Luftëtarin. Kush do që të më blejë, e di se ku mund të më gjejë. Më kanë ardhur disa oferta nga Shqipëria, por edhe nga jashtë, por nuk mund të flas me emra konkretë”, – u shpreh Shkurtaj.