AKTUALITET

Ilir Meta: Nuk ka censurë që ndalon të vërtetat dhe triumfin e lirisë mbi tiraninë

17:24 - 10.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar fjalën e shefit të Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu, i cili zhvilloi një takim me banorë të njësisë 8 në Tiranë, ku dëgjoi shqetësimet e tyre për mungesë të ujit.




Meta ka përgëzuar Balliun për interesimin e qytetarëve të Tiranës, ndërsa thekson se koha e vjedhjeve me taksat e qytetarëve po perëndon përgjithmonë.

Ish-Presidenti thotë se koha e ndëshkimit për hajdutët po afron dhe se nuk ka censurë që ndalon të vërtetën dhe triumfin e lirisë mbi tiraninë.

“Të lumtë Klevis që po mbron interesin e qytetarëve të Tiranës!

Koha e vjedhjeve me taksat e qytetarëve po perëndon përgjithmonë!

Koha e ndëshkimit për hajdutët po afron!

Nuk ka censurë që ndalon të vërtetat dhe triumfin e Lirisë mbi tiraninë”, shkruan Meta.

Fjala e plotë e Shefit të Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Ballit në Njësinë Nr.8 Rruga “Ibrahim Buzhiqi” në kryeqytet.

Jemi këtu në Njësinë Nr.8 Rruga “Ibrahim Buzhiqi” një zonë e cila është vetëm 800 m largë Bashkisë së Tiranës, dhe kjo zonë nuk ka as ujë në vitin 2022. Të mos ketë ujë në këtë kohë, ku supozohet sipas propagandës që bëhet  çdo ditë ku Tirana është kryeqyteti i të rinjëve dhe zhvillimit këtu nuk ka ujë.

U bëj thirrje strukturave të Bashkisë së Tiranës të vijnë dhe tu japin banorëve shërbimin për të cilën ata paguhen. Dua të theksoj këtu se këta banorë paguajnë rreth 40 mijë lek deri në 60 mijë lek në muaj për ujë. Ndërkohë që këto familje nuk kanë ujë. Pavarësisht që këtu nuk ka ujë, këta vazhdojnë dhe paguajnë. Përse duhet të paguajnë këta banorë për një shëbim të cilin nuk e kanë?

Kjo ndodh vetëm dhe vetëm për shkak të vjedhjeve që bën bashkia ndaj familjeve shqiptare. Në këtë absurditet, në këtë anomali totale kryetari i bashkisë nuk mban asnjë përgjegjësi, ky është një rast që është denocuar disa herë nga banorët. Është një rast që ka dal të paktën prej dy, tre muajsh në çdo televizion, dhe përsëri bashkia nuk  merr asnjë përgjegjësi, asnjë masë. Bashkia ka detyrimin tu përgjigjet qytetarëve për taksat që këta qytetarë paguajnë. Bashkia merr taksat këtyre qytetarëve për t’u dhënë këta shërbime, të paguajnë ujin të cilin nuk e kanë. Këtu jemi në një kohë ku vetë qeveria flet për pandemi që duhen kushtet higjenike dhe të gjitha të tjerat.

Pra në këtë aspekt duhet që ti japim një mesazh të qartë edhe Bashkisë së Tiranës, posaçërisht lalit të inceneratorit i cili të mbajë përgjegjësi dhe të bëjë punën. Nuk lahen njerëzit me propagandë, nuk vjen uji me propagandë. Uji vjen me punë, vjen duke bërë investime. Dhe jo duke bërë pallate. Pallatet janë një arsye tjetër që shkatërrojn, pengojnë kanalizimet e zonës.

Pra këtu jam edhe me disa banorë të zonës, të cilët kanë këto problem. Patjetër  që këta mund ta shpjegojnë edhe më mirë sesa unë se çfarë po ju ndodh, dhe sesi është gjendja aktuale në zonën e tyre. Por duhet theksuar që në vitin 2022 kryeqyteti i Shqipërisë , një vend kandidat për Bashkimin Europian, një vend i cili nga propaganda e shitur nga Erjon Veliaj flitet si kryeqyteti i zhvillimit, dhe ndërkohë e vërteta është që në familjet e qytetarëve të Tiranës nuk ka as ujë dhe vidhen duke u marr atyre para çdo muaj për diçka të cilën ata nuk e kanë, për një shërbim që ata nuk e kanë.

Edhe një herë i bëj thirrje Bashkisë të vijë dhe të marrë masa urgjente në këtë zonë dhe t’u kthejë ujin të cilin e paguajnë qytetarët e kësaj zone. Për të tjera unë ju ftoj të ndiqni edhe vetë banorët e kësaj zone.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.