LAJMI I FUNDIT

Stoltenbergu komenton negociatat për bazën detare të NATO-s në Durrës: Po vlerësojmë ofertën e Shqipërisë

17:27 - 10.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dhënë një intervistë të gjatë për të përditshmen malazeze “Vijesti”, ku përveç vendosjes së theksit te stabiliteti i rajonit, ka prekur edhe temën e ndërtimit të Portit të ri të Durrësit, ku qeveria shqiptare ka propozuar vendosjen e një baze navale të NATO-s.




Duke komentuar ndërtimin e bazës detare në Detin Adriatik, sipas tij NATO po negocion me Shqipërinë por edhe për investime të tjera të mundshme dhe vendosjen e trupave në rajon.

Gjithashtu, Stoltenberg tha se Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, i miratuar në Samitin e Madridit, konfirmon edhe një herë strategjinë e Ballkanit Perëndimor, që është me rëndësi për Aleancën.

NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, duke përfshirë përpjekjet e përditshme të KFOR-it, të selisë sonë në Sarajevë dhe të zyrës sonë në Beograd, tha Stoltenberg, duke shtuar se siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme për NATO-n dhe për paqen dhe stabilitetin në Evropë.

I pyetur nëse ishte i shqetësuar për stabilitetin afatgjatë të Kosovës, Stoltenberg tha se diskutoi me lidershipin e Prishtinës dhe Beogradit për tensionet në Kosovë dhe shtoi se të dyja palët duhet të qëndrojnë të qetë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

“Në përputhje me mandatin e tij në OKB, misioni i KFOR-it po monitoron nga afër situatën dhe është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti. Misioni ynë është i fokusuar në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës”, tha Stolternberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se Aleanca vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe u bën thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë negociatat sepse ato janë të një rëndësie kyçe për paqen dhe sigurinë rajonale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.