AKTUALITET

Ministria e Mbrojtjes: Sulmi ndaj ushtarëve u krye nga dy rusë dhe një ukrainas

22:18 - 20.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Mbrojtjes sqaroi se autorët e sulmit në Gramsh është kryer nga dy rusë dhe një ukrainas. Në një njoftim për mediat, ministria konfirmoi se “gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë”.




REAGIMI I MBROJTJES

“Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.