Kosova

Sulmi në Uzinën e Gramshit/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani: Autorët të mbajnë përgjegjësi, keni mbështetjen tonë!

16:32 - 21.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për sulmin në uzinën e armëve në Gramsh.




Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Osmani u uron ushtarëve të plagosur shërim të shpejtë, ndërsa shton se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

Osmani po ashtu bën me dije se ka komunikuar me homologun e saj Bajram Begaj.

“Fola me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka shkruar Osmani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.