AKTUALITET

Kurti: Nuk do të ketë zgjatje të reciprocitetit me Serbinë nëse nuk është e dyanshme

22:52 - 24.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e tij nuk do të zgjasë më tej afatin e reciprocitetit të targave dhe dokumentave identifikuese me Serbinë, vetëm nëse do ta bëjë dhe pala tjetër.




“Ne kemi bërë një koncesion të madh me datën 31 korrik që vendimi që do të duhej të zbatohej nga 1 gushti të fillojë nga 1 shtatori. Shtyrja ishte gjest i vullnetit të mirë, karshi brengave të partnerëve ndërkombëtarë se ka pasur shumë dezinformim. Opsionet për targa neutrale, kanë qenë opsione në Bruksel nga ndërmjetësi Lajçak, mirëpo unë nuk e di se kush ja ka dhënë idenë, por njëkohësisht e kam shprehur shqetësimin tonë se nuk janë të pranueshme. 1 shtatori jo vetëm për dëshirën, por edhe bindjen time do të jetë ditë normale”,- është shprehur Kurti për mediat në Kosovë.

Njëkohësisht, kryeministri Kurti foli dhe për takimin e të dërguarit të SHBA në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me opozitën e Kosovës.

“E pash dje që përveç meje edhe Escobar-in e kishte marr malli për opozitën, edhe mua më ka marr malli për opozitën. Do ta pyes se qysh ka kaluar me opozitën, qysh e kemi opozitën”, – u shpreh Kurti duke njoftuar se do t’i ftojë liderët opozitarë për të diskutuar rreth çështjes së dialogut me Serbinë, brenda muajit gusht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.