LAJMI I FUNDIT

“Mbaruam, këta edhe të vrasin”/ Namik Dokle kujton episodin kur bëhej fushatë për referendumin: Si na shpëtoi dhëndri nga Mirdita në Bilisht nga një duzinë burrash me sfurqe e lopata!

13:33 - 28.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-deputeti Namik Dokle ka risjellë një kujtim jo pak të frikshëm nga viti 1994, kohë kur bëhej fushatë për referendumin.




Dokle shkruan se një mik i tij nga Amerika ia kishte kujtuar mbrëmjen e kaluar me një telefonatë nga SHBA. Ai thotë se në kohën e fushatës në 1994, një duzinë burrash iu kishin prerë rrugën me sfurqe e lopata, teksa një dhëndër nga Mirdita në Menkulas, Bilisht i kishte shpëtuar.

POSTIMI I PLOTË:

EH, O DERVISH, Ç’NA I KUJTON ATO KOHË…

Një telefonatë, dje vonë, nga një numër i panjohur, por me prefiks +1, nga SHBA.

-Kush jeni?- e pyes.

-Dervishi nga Menkulasi, të flas nga Amerika. Më kujton? Jemi njohur në vitin 1994, në referendumin e Kushtetutës.

-E si mos të të kujtoj, o Dervish? Harrohen ato vite?

Më tregoi që më kishte dërguar dy foto nga ato të referendumit, të ditës më të veçantë të asaj fushate. Kishim mbaruar takimet në Miras (Bozhigrad) e fshatra të tjerë e po ktheheshim për në Bilisht. Dikujt, dhe dihet se kujt, i kishin prishur midenë ato takime dhe… kur po kalonim një përrua afër Menkulasit, na preu rrugën një kamion i madh. Nga karroceria e kamionit zbritën më shumë se një duzinë burrash që tundnin sfurçe, lopata e ku di se çfarë tjetër. “Mbaruam, këta edhe të vrasin.”- më tha doktor Sinan Agolli, që e kisha në krah dhe i njihte se nga ishin. Në atë imtë që na u turrën, të egërsuar, u dëgjua një krismë. Egërshanët ndaluan dhe unë pashë një djalë të ri, mbi një gur në mes të përroit, me revolver në dorë, që bërtiste: Edhe një fije floku t’u prekni, bëhet nami!!! Egërshanët u stepën e pastaj u larguan me bisht ndër shalë.

– Po ky, shpëtintari ynë, kush është?- pyeta doktor Sinanin.

-Është Doda, djalë Mirdite, dhëndër në Menkulas,- më tha ai.

Eh, o Dervish, ç’na i kujton ato kohë?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.