LAJMI I FUNDIT

Tritan Shehu flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Nëse ne nuk mbrojmë interesat tona, askush tjetër s’do mund ta bëjë!

11:53 - 28.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD-së Tritan Shehu deklaron se nëse ne nuk mbrojmë interesat tona, askush tjetër nuk do mund ta bëjë në një reagim pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.




Shehu thekson se kjo u arrit nëpërmjet dialogut, mbas qartësisë insistuese të Kosovës, qëndrimit racional të opinionit shqiptar në tërësi që lehtësuan edhe ndërhyrjet e misionit SHBA-BE në realizimin e kësaj arritje pozitive e produktive.

Sipas tij, kjo u realizua pavarësisht kërcënimeve të Vuçiç, presioneve të Ramës për t’u futur në “kurthin” serb të “Ballkanit të hapur” e lëkundjeve të disave.

POSTIMI I PLOTË

Në qoftë se ne nuk do të mbrojmë interesat tona, askush tjetër nuk do mund ta bëjë këtë.
E tregoi këtë dhe marrëveshja për dokumentet Kosovë-Serbi, si pjesë e “reciprocitetit”.
Hapi pasardhës besoj e shpresoj të jete ai i reciprocitetit për “targat”.
Të domosdoshme këto për rrugëtimin drejt njohjes reciproke, si qëllimi final për vendosjen e marrëdhënieve normale midis dy shteteve sovrane.
Kjo u arrit nëpërmjet dialogut, mbas qartësisë insistuese të Kosovës, qëndrimit racional të opinionit shqiptar në tërësi.
Që lehtësuan edhe ndërhyrjet e misionit SHBA-BE në realizimin e kësaj arritje pozitive e produktive, mision që duhet falënderuar.
Kjo u realizua pavarësisht kërcënimeve të Vuçiç, presioneve të Ramës për t’u futur në “kurthin” serb të “Ballkanit të hapur” e lëkundjeve të disave.
Ishin ato qëndrime racionale, në përputhje me interesat tona strategjike, që ndihmuan në krijimin e një sintonie e mbështetje nga partnerët.
Më mirë se ne, askush nuk mund të mbrojë e argumentojë interesat tona, që janë sinkrone me të ardhmen europiane e perëndimore të Rajonit.
Dhe këtë duhet ta bëjmë kudo pa komplekse, edhe ndaj partnerëve tanë.
N.q.s ne nuk do të jemi të qartë e këmbëngulës për këtë, apo akoma më keq, do të “mbrojmë” projekte ndesh me interesat tonë, si ai i “Ballkanit të hapur”, do të krijojmë së paku një konfuzion dëmtues edhe midis tyre.
“Që të të ndihmojnë, së pari duhet të ndihmosh veten tënde”- thuhet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.