LAJMI I FUNDIT

FOTO/ A u shfaq logoja e re e “Open Balkan” në panairin e verës? Flamujt e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë shkrihen në një në Beograd

17:24 - 01.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Serbi, së bashku me delegacionin shqiptar në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur për unifikimin e tregjeve, ku edhe është hapur zyrtarisht panairi “Wine Vision of the Open Balkans”.




Ka qenë Presidenti serb Aleksandër Vuçiç që ka hapur ceremoninë, ndërsa pjesëmarrës përveç Ramës është edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe Dritan Abazoviç, si kreu i qeverisë, ende në detyrë të Malit të Zi.

Në shoqërinë edhe të kryeministres serbe Ana Brnabiç, ata kanë vizituar disa nga stendat e ekspozuesve dhe degustuan verërat e tyre. Por, ajo çka ra në sy në nisjet të panairit, ishte zbulimi i logos së re të “Open Balkan”, ose të paktën këtë të lë të kuptosh ajo çka shfaqet pas krahëve të Ramës, Vuçiç dhe Kovaçevskit.

Logo është e ndërtuar me gërmat O  dhe B, që përfaqësojnë inicialet e “Open Balkan”, ndërsa në to janë shkrirë në një të vetëm flamujt e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë. Logoja u shfaq në momentin kur tre liderët u ngjitën në podium për të bërë foton zyrtare të panairit.

640-0-6310a7c00553d 640-0-1662039628xffffffpng-407-1 640-0-6310a6cc453d0
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.