Kryesore

Panairi në Beograd/ Flet Rama: Ballkani i Hapur është një projekt paqeje, mos i vëmë flakën njëri-tjetrit si kemi bërë në shumë vite e shekuj!

14:01 - 01.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

U mbajt sot në Beograd ceremonia e hapjes së edicionit të parë të Panairit të Verërave, “OpenBalkanWineVision”,  i cili sipas kryeministrit shqiptar, Edi Rama, do të zhvillohet çdo vit nga njëri kryeqytet në tjetrin, duke u kthyer hap pas hapi në një instrument të rëndësishëm ekonomik e turistik.




“Më duhet të flas në gjuhën time se nuk e njoh gjuhën tuaj të çuditshme. Vendosa të mos e përdor fjalën që më kishte përgatitur ekipi im se niste me shprehjen që “ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë në Ballkan që në epokën e bronzit”. Unë nuk e di sa e vërtetë është kjo por di që kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur t’i tregojmë njëri tjetrit kush ka qenë i pari, kush është më i vjetri, kush e ka marrë i pari të drejtën të jetojë në këtë vend, ndërkohë një gjë kemi mësuar të gjithë që asnjë prej nesh nuk do shkojë diku tjetër, të gjitha vendet tona janë këtu për të qëndruar dhe pas nesh shumë vite e shekuj pas nesh. Zgjedhja jonë është si të qëndrojmë këtu në këtë vend duke qenë bashkë në të njëjtën lagje të Evropës duke u përpjekur ta bëjmë më të jetueshme, paqësore për gjithë njerëzit tanë, apo duke hedhur gurë mbi tjegullat e njëri tjetrit e duke i vënë flakën njëri tjetrit si kemi bërë në shumë vite e shekuj. Ballkani i Hapur është shumë më tepër se sa ekonomi e tregti, e shumë më tepër se sa politikë po e po, është një projekt paqeje dhe bashkëjetese në paqe, një projekt i bashkimit në paqe të një vizioni të përbashkët për të ardhmen, që kjo lagje e vogël në mes të Evropës mos vuajë më nga hijet e së shkuarës, por të bëhet vendi i të ardhmes për gjithë rininë tonë.”, u shpreh Kryeministri Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.