Kryesore

Tenderi i Qeverisë për instalacionin prej 3.7 milionë euro në Kryeministri/ Ibrahimaj ia kalon ‘topin” FSHZH-së!

13:06 - 14.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj është pyetur nga gazetarët në lidhje me shumën e lartë të parave të shpenzuara për një instilacion që do të ndërtohet në kryeministri.




Në një kohë qëQeveria ka paralajmëruar krizë ekonomike dhe ka bërë thirrje për kursim ndaj qytetarëve, ka tenderuar 3.7 milionë euro per ndërtimin e një instalacioni me dru dhe gjelbërim në godinën e qeverisë.

Por për këtë shpenzim luksi, ministrja Ibrahimaj i kaloi “topin” Fondit Shqiptar të Zhvillimit, duke thënë se është një projekt me fondet e FSHZH-së.

Pyetje: Si është e mundur që të tenderohet një fond 3.7 mln euro për një instilacion

Ibrahimaj: Unë mendoj që sot vëmendja duhet të jetë tek nismat dhe tek vendimet që qeveria ka marrë, më qëllim….Keni pyetje tjetër, që ti përgjigjem njëherë e mirë.

Pyetje: Është këtu vëmendja, si paratë publike përdoren për dekorim apo për ndihmat reale që qeveria i adreson tek qytetarët?

Ibrahimaj: Faleminderit për pyetjen edhe njëherë. Ne prezantuam paketën, e cila e con fondin e mbështetjes për të përballuar krizën në nivelin 43 mld lekë. Është një paketë e konsiderueshme që janë fonde që përbëjnë 65% të buxhetit qe qeveria shqiptare ka pasur ne 5 vitet e fundit për financim të brendshëm. Ne kemi bërë transparent vendimet për shkurtimin e shpenzimeve buxhetore qoftë ato operative qoftë atyre kapitale. Ky është një projekt i parashikuar dhe futet në paketën e projekteve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe është një projekt që inicion këtë vit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.