LAJMI I FUNDIT

Befason ish-mbrojtësi i Man City: Preferoj Mbappe sesa Haaland, Erling mund të jetë një superyll, por ka pasur probleme me dëndimet

22:35 - 15.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mike Richards i pëlqen më shumë Kylian Mbappe se Erling Haaland.




Në studion e CBS Sports pas ndeshjeve të Champions League, ish-mbrojtësit të Manchester City iu kërkua të zgjidhte mes sulmuesit të PSG-së dhe sulmuesit të Citizens.

Richards tha: “Për çfarë po flasim saktësisht? Duhet t’i vlerësoni ato në të gjitha aspektet e lojës?” Në përgjigje të kësaj vërejtjeje, atij iu tha që thjesht të zgjidhte një nga dy lojtarët.

“Atëherë do të preferoja Mbappe. Sepse e dua Mbappen. Më pëlqen mënyra se si ai lëviz nëpër fushë”, tha Richards.

Jamie Carragher, i cili ishte ulur në studio, pyeti: “Pra nuk ju pëlqen Erling Haaland ?”

Richards u përgjigj: “Unë nuk e thashë këtë. Thjesht thashë se do të preferoja Mbappe”.

Carragher pyeti: “Pra do të dëshironit që Mbappe të luante për Man City dhe jo për Haaland?”

Richards tha: “Jo, jo në këtë sistem. Si numër 9 për Man City, do të kisha preferuar Haaland, por nëse e shikoni lojën më gjerësisht, atëherë do të zgjidhja Mbappe.

Le të mos flasim shumë për Haland. Unë mendoj se ai mund të bëhet një superyll, por ai kishte probleme me dëmtimet”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.