LAJMI I FUNDIT

COVID-19, MSH nxjerr shifrat: 89 infektime, asnjë humbje jete në 24 orë!

16:50 - 15.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar këtë të enjte shifrat e Covid-19, duke bërë me dije se nga 720 testime, 89 qytetarë kanë rezultuar  të infektuar me virusin gjatë 24 orëve të fundit.




Famirësisht, nuk janë regjistruar humbje jete si rezultat i patogjenit, ndërsa janë shëruar 107 persona.

15 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 720 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 89 qytetarë, në këto bashki:

37 në Tiranë, 8 Shkodër, 6 në Fier, nga 5 qytetarë Gjirokastër, Berat, nga 3 qytetarë Durrës, Vlorë, Sarandë, nga 2 qytetarë Mallakastër, Korcë, Skrapar, 1 pacient në Tropojë, Kurbi, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Divjakë, Selenicë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Poliçan, Gramsh.

Janë 1,152 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 11 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 107 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,500 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 89
Të shëruar në 24 orë 107
Të shtruar në spitale 11
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 720

Testime totale 1,973,008
Raste pozitive 330,238
Raste të shëruara 325,500
Raste Aktive 1,152
Humbje jete 3,586

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 497
Shkodër 123
Durrës 113
Elbasan 95
Fier 82
Vlorë 59

Korçë 47
Gjirokastër 46
Berat 47
Dibër 22
Lezhë 14
Kukës 8


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.