LAJMI I FUNDIT

Europiani U-19 / Kombëtarja nis grumbullimin, Cungu shpall listën me 20 lojtarët e ftuar

20:49 - 15.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria e 19 vjeçarëve nis nga kjo e enjte grumbullimin për sfidat zyrtare të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2023 që do të zhvillohen në Belgjikë në datat 21-24 shtator.




Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu janë shortuar në grupin 7 dhe përballë do të kenë bashkëmoshatarët e përfaqësueseve të Spanjës dhe Belgjikës.

Sakaq, tekniku kuqezi ka publikuar edhe listën me 20 lojtarët e grumbulluar që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këto ndeshje zyrtare, ndër të cilët 14 aktivizohen në ekipet jashtë vendit ndërsa gjashtë prej tyre janë pjesë e kampionatit shqiptar.

Kombëtarja e 19-vjeçarëve ka zhvilluar përgatitje intensive që nga fillimi i këtij viti e deri më tani me seleksionime, grumbullime e miqësore të vazhdueshme. Tashmë grupi i lojtarëve është i kolauduar dhe gati për të treguar vlerat në këtë kompeticion zyrtar.

Nga sot e deri ditën e diel, stafi kuqezi i kombëtares ka programuar të zhvillojë seancat stërvitore në Durrës, në kompleksin ‘Tropikal’, ndërsa më pas do të niset drejt tokës belge ku edhe do të zhvillojë dy ndeshjet zyrtare. Takimi i parë i përfaqësueses kuqezi do të jetë kundër Belgjikës më 21 shtator, ndërsa tre ditë më vonë do të luajë kundër Spanjës.

Më poshtë edhe lista me emrat e 20 futbollistëve të thirrur nga trajneri Armando Cungu për ndeshjet e Europianit:


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.