SPORT

VIDEO/ Humbje dinjitoze, Ballkani duartrokitet ndaj Slavias së Pragës, por del pa pikë nga Çekia

20:54 - 15.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndonjëherë zemra nuk mjafton. Ballkani i Ilir Dajës u përball denjësisht me Slavian e Preagës në Çeki, por në fund festojnë vendasit falë fitores 3-2. (Conference League).




Ekipi nga Suhareka mori avantazhin me Krasniqin, duke shkaktuar një surprizë të madhe në minutën e 23-të.

Gjithsesi, vendasit do kundërpërgjigjeshin me Jurasek në të 26-të. Skuadra dardane do merrte sërish epërsinë brenda pjesës së parë me Korenicën.

Djemtë e Trisovskit nuk e vonojnë shumë barazimin, me anë të ish-it të Skënderbeut, Olayinka. Për përmbysjen mendon Masopust (41′).

 

 

 

 

 

Pjesa e dytë nuk dhuroi asgjë, përveç një kartoni të kuq të Thaqit. Ballkani kështu renditet në vendin e fundit me 1 pikë, ndërsa Slavia e Pragës kryeson grupin me 4 pikë.Pavarësisht rezultateve, skuadra nga Kosova po bën paraqitje mjaft të mira në Europë, duke merituar kështu edhe duartrokitjet e kundërshtarëve.

Conference League

Jy


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.