BOTA

Përmbytjet në Itali, kërkimet e natës për të zhdukurit ende pa rezultat

09:06 - 17.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zjarrfikësit, mbrojtja civile dhe dhjetëra qytetarë të tjerë po punojnë pa u lodhur për të ofruar ndihmë për personat e zhvendosur dhe njerëzit që kanë pësuar dëmtime ose kanë pasur shtëpi të pabanueshme në Itali, pas përmbytjeve që përfshinë Ankonan.




Kërkimet për tre personat që rezultojnë ende të zhdukur (Mattia, 8, 56-vjeçarja Brunella Chiù dhe një burrë nga Arcevia) vazhdojnë të pandërprera në zonën Senigaliese (Ankona) dhe kanë vazhduar gjatë gjithë natës.

Në veçanti në zonën Barbara-Castelleone di Suasa pas motit të keq dhe përmbytjeve që shkaktuan dhjetë të vdekur, të gjithë të identifikuar. Për momentin, sipas informacioneve fillestare, nuk ka asnjë lajm, raportojnë mediat italiane.

ansa itali balta permbytje situata ne itali permbytje ne italia permbytje ne itali
<
>
permbytjet ne Itali

Zjarrfikësit, të cilët gjithashtu vijnë nga Lombardia, Friuli Venezia Giulia, Emilia Romagna dhe Abruzzo, mbrojtja civile dhe shpëtimtarët e tjerë po punojnë pandërprerë për të ofruar ndihmë për personat e zhvendosur dhe njerëzit që kanë pësuar dëmtime ose kanë pasur shtëpi të pabanueshme për shkak të ujit dhe baltës.

Nga ana tjetër, shërbimi i ujit brenda banesave dhe bizneseve që ishin ndërprerë në zona të ndryshme që prej mëngjesit të së premtes do të rikthehet pjesërisht aktiv njoftojnë mediat italiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.