LAJMI I FUNDIT

Berisha për rritjen e çmimeve: Rama i ka shpallur luftë shtresës së mesme! Bordet janë komuniste

18:34 - 18.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në bashkëbisedimin online me shqiptarët në Itali tha të dielën se kryeministri Edi Rama i ka shpallur luftë shtresës së mesme.




Ish-Kryeministri foli edhe për rritjen e çmimeve, duke theksuar se një shoqëri pas shtresën e mesme nuk mund të zhvillohet.

“Sot kemi rrogën mesatare më të ulët në rajon, 20-30% më të ulët se Kosova. Ju ngritët shqetësimin për çmimet. Bordet komuniste tha Rama janë të dobishme. Po, janë të dobishme sepse cakton çmimin që do. Dhe me çmimet e rritura cakton të ardhurat e tij. Rama caktoi gjithsej 50 mln për shqiptarët. Tani ka bërë një rritje të jashtëzakonshme të energjisë,. përse? Do të godasë shtresën e mesme, i ka shpallur luftë të hapur shtresës së mesëm. Një shoqëri pa shtresën e mesme, kurrë nuk mund të zhvillohet”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.