AKTUALITET

Rusia liron pesë robër britanikë/ “Ata janë të sigurt dhe të shëndoshë”, thotë Truss

20:37 - 21.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministrja britanike Liz Truss përshëndeti sonte lajmin “jashtëzakonisht të mirëpritur” për lirimin e pesë të burgosurve britanikë të luftës të mbajtur nga Rusia.




“Lajm jashtëzakonisht i mirëpritur: pesë shtetas britanikë të mbajtur nga forcat pro-ruse në Ukrainën lindore janë liruar shëndoshë e mirë”, shkroi ajo në Twitter.

Truss falënderoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Arabinë Saudite për lehtësimin e këtyre lirimeve si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve midis Moskës dhe Kievit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.