BOTA

Zelensky: Një krim është kryer kundër Ukrainës dhe ne kërkojmë dënim të drejtë!

23:43 - 21.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.




Ai filloi duke akuzuar Rusinë se ka ndezur “turbulenca katastrofike” për Ukrainën dhe botën me luftën e saj të paligjshme.

Një krim është kryer kundër Ukrainës dhe ne kërkojmë dënim të drejtë”, u tha ai përfaqësuesve nga 193 vende në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të OKB-së.

“Është kryer një krim kundër kufijve tanë shtetërorë, ndaj jetës së njerëzve tanë”, shtoi lideri ukrainas.

Ai është i vetmi lider botëror që i drejtohet dhomës nga distanca, në një mesazh të regjistruar paraprakisht, shkruan BBC.

Fjalimi i tij vjen vetëm disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin bëri një fjalim televiziv kombëtar, duke njoftuar se rezervistët do të thirren për të ndihmuar në përpjekjet luftarake të Rusisë.

Putin nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të këtij viti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.