LAJMI I FUNDIT

Zgjedhjet e 2023/ Erion Veliaj: Kushdo që të jetë kundërshtari, ne jemi gati të vazhdojmë të shërbejmë!

10:54 - 22.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaron se është gati që të përballet me kundërshtarët e tij politikë në zgjedhjet e ardhshme vendore. Në një intervistë në Klan News, Veliaj theksoi se strategjia që ai ka zgjedhur bashkë me kryeministrin dhe ministrat është puna e përditshme.




“Fushata e përditshme si e kryeministrit, si e imja dhe e gjithë anëtarëve të qeverisë vazhdon në çdo moment. Në çdo moment jemi duke punuar jo se ka fushatë, por kështu kemi filluar çdo ditë. Pra, ritmi i punës së Bashkisë së Tiranës ka qenë i përditshëm dhe kur ka pasur pandemi, kemi qenë për dezinfektim, për të çuar ushqime, për të çuar ilaçe, dhe kur ishte tërmeti pavarësisht se kishte lëkundje, stafi i emergjencave dhe zjarrfikësit, ata që u morën me vlerësimet e objekteve kanë qenë aty. Për ne se është ditë, se është natë, se është dimër, se është verë, se është fushatë, se është një vit normal, kemi punuar me të njëjtin ritëm. Unë besoj se strategjia që të shërbejmë me përulësi, me këmbë në tokë dhe t’i përgjigjemi nevojave të emergjencave të momentit pavarësisht rrethanave besoj se është strategjia më e mirë. Kushdo që të jetë kundërshtari, kurdo që të caktohet data nga presidenti, ne jemi gati që të vazhdojmë të shërbejmë”, theksoi ai.

I pyetur nëse do të rikonfirmohen edhe kryetarët e tjerë aktualë të bashkive që bëjnë pjesë në qarkun e Tiranës, Veliaj i cili mban dhe detyrën e drejtuesit politik, theksoi se ndihet krenar për kolegët e tij që kanë arritur rezultate të suksesshme krahasuar me paraardhësit e tyre.

 “Unë jam krenar për të katër kolegët dhe kur të kërkohet rekomandimi im në Kryesi, pra për të bërë atë formalizimin zyrtar, sigurisht që do të jap një mendim pozitiv për të katër kolegë që në kushte spartane, kanë arritur rezultate të suksesshme krahasuar me paraardhësit e tyre”, nënvizoi Veliaj.

PIRAMIDA

Erion Veliaj deklaroi se Piramida do të jetë qendra më e madhe digjitale në Ballkan dhe ajo do hapet në pranverë.

“Besoj që kemi edhe 6 muaj punë. Nëse vazhdon na mban koha, unë besoj që s’duhet të kemi asnjë problem, që në pranverë, ne të kemi hapjen e Piramidës. Jam shumë entuziast nga mënyra se si kanë shkuar gjërat, sigurisht kemi pasur disa pengesa. Projekti është unik. Edhe vetë forma e Piramidës, por edhe fakti që duhet të ruanim një pjesë të strukturës, sigurisht që e bën projektin shumë të imët, për t’u punuar dhe sigurisht që nuk na ndihmoi fakti që me luftën që filloi në 24 shkurt, bursa e çelikut, e hekurit, aluminit, xhamit, e çimentos, betonit ndryshoi në mënyrë drastike. Por tashmë i kemi zgjidhur. Kështu që kemi futur në marsh të pestë të gjithë brigadat aty, për t’u siguruar që ne i japim Tiranës qendrën më të madhe dixhitale në Ballkan”, theksoi Veliaj.

Ai bëri të ditur se hapja e Piramidës do të bëjë që numri i të rinjve të regjistruar te shkolla e kodimit TUMO të shkojë nga 1 mijë që është aktualisht, në 5 mijë. Kreu i Bashkisë deklaroi se falë punës që është bërë në këto vite, Tirana ka jo vetëm 40 shkolla të reja, por dhe infrastrukturë dhe shërbime më të mira.

“Sot jam krenar për disa punë të mira që ne kemi bërë. Unë jam shumë krenar që i kemi dhënë Tiranës 40 shkolla dhe nuk kam me kë ta krahasoj se administrata përpara nuk ndërtoi asnjë shkollë. 40 me 0, unë them që është një rezultat i mirë. A është i mjaftueshëm? Absolutisht jo! Kjo është arsyeja pse do hapim edhe 10 të tjera vitin tjetër, për t’u siguruar që Tirana njëherë e mirë mbyll këtë historinë me dy turne, por edhe planifikon një Tiranë që sipas ritmeve po rritet me 30 mijë persona në vit. Tirana është një qytet që ka ngarkesë, që ka trafik por që ka edhe rrogat më të mira, po që ka edhe art e kulturë, që ka edhe katoi javët ndërkombëtare, po që është edhe Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Sot në Tiranë jetojnë 25 mijë italianë. Për sa kohë që ky është trendi, ne na duhet të punojmë përditë për një Tiranë që vetëm do zmadhohet dhe zgjerohet dhe me shumë gjasë do kthehet epiqendra e të gjithë shqiptarëve të Ballkanit”, nënvizoi kreu i Bashkisë së Tiranës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.