AKTUALITET

“Kushton 6 milionë euro dhe është mjet jo efikas”/ Meta reagon pas deklaratës së Mimoza Hafizi: Dëgjoni fizikanten e shquar jo “zhgarravitësin” e Rilindjes!

17:04 - 30.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputetja socialiste, Mimoza Hafizi ka komentuar shërbimin satelitor të prezantuar nga kryeministri Edi Rama, duke thënë se sateliti do qëndrojë mbi Shqipëri vetëm 1 minutë. Ajo u shpreh kjo do kushtojë 6 milionë euro dhe është një mjet jo efikas.




Pas deklaratës së saj ka reaguar kreu i Partise së Lirisë, Ilir Meta, i cili iu drejtuar qytetarëve duke u thënë: “Të dashur miq, Ju lutem dëgjoni fizikanten e shquar dhe jo “zhgarravitësin” e Rilindjes!”

Mimoza Hafizi tha në një intervistë në Euronews Albania, u shpreh: Besoj se bëhet fjalë për satelitët e zakonshëm që hidhen në lartësinë 400 apo 500 kilometra nga Toka, që quhet orbita e ulët e satelitit, dhe satelit i tillë për një orë e gjysmë do të bëjë një rrotullim të plotë të të gjithë perimetrit të trajektores ku është përcaktuar, dhe imagjinoni për një orë e gjysmë se sa do të qëndrojë sateliti mbi Shqipëri. Ai do qëndrojë vetëm 1 minutë. Është një objekt jo efikas. Kushton 6 milionë euro, dhe 6 milionë euro nuk e di nëse i kanë kontraktuar për një vit apo edhe për vitet tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.