AKTUALITET

Bosi turk i kriptomaonedha del sot para gjyaktës së Elbasanit, shqyrtohet ekstradimi i tij

14:25 - 06.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I shoqëruar nga roje të shumta policore, sapo ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, bosi turk i kriptovalutave, Faruk Fatith Ozer. Biznesmeni turk Faruk Fatih Ozer  akuzohet se ka fituar 2 miliardë $ nga mashtrimi me kriptomonedhat.




Seanca gjyqësore për të riun turk që u arrestua në zonën e Himarës, në një shtëpi pushimi teksa ishte në kërkim ndërkombëtar, nisi në orën 14:00, ku do të diskutohet kërkesa mbi ekstradimin e tij drejt Turqisë.

I riu u arrestua më 30 gusht të këtij viti teksa ishte duke pushuar në plazhin e Himarës. Shtetasi turk, themelues i një platforme online për këmbimin e kriptovalutave, Thodex, mbylli papritur aktivitetin, në prill të vitit të kaluar, pasi kishte grumbulluar një shumë prej 2 miliardë dollarësh nga 391 mijë investitorë.

Ozer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, ndërsa Gjykata e Lartë e Stambollit kishte lëshuar ndaj tij urdhër arresti në vitin 2021, për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

I riu turk, kishte mbërritur në Shqipëri më 20 prill 2021, përpara se autoritetet e vendit të tij të viheshin në lëvizje. Një ditë më pas, në platformën Thodex, investitorët lexuan një njoftim të pazakontë për pezullimin e përkohshëm të aktivitetit “për shkak të një investimi të rëndësishëm”. Ky njoftim, i vuri ata në alarm, pasi nuk u mundësohej më qasja në portofolet e tyre. Më 23 prill 2021, autoritetet turke arrestuan 62 persona të lidhur me Thodex, dhe disa të tjerë u shpallën në kërkim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.