Kronikë

Grabitje në ambientet e Universitetit Bujqësor në Tiranë, pesë persona futen në fermën didaktike dhe marrin…

10:20 - 06.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Kamzës ka arrestuar në flagrancë 5 djem, bashkëpunëtorë në vjedhje, të cilët kanë marrë dy bagëti në fermën didaktike në Universitetin Bujqësor Tiranë.




NJOFTIMI I POLICISË:

Kamzë/ Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, bashkëpunëtorë në vjedhje. Sekuestrohet një automjet që dyshohet se është përdorur nga të arrestuarit, për vjedhje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit: F. D., 26 vjeç, F. H., 22 vjeç, H. Xh., 20 vjeç, D. B., 17 vjeç dhe L. T., 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë vjedhur dy bagëti të trasha, në fermën didaktike, në pronësi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.