LAJMI I FUNDIT

Xhixha bën “tripletë”, por Tirana nuk feston. Mazrekaj i jep pikë Laçit pas barazimit 3-3

17:12 - 07.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Redon Xhixha në një version fantastik nuk mjafton për t’i dhuruar Tiranës fitoren e tretë radhazi. Ylli i ri i futbollit shqiptar realizoi një tripletë fantastike përballë Laçit, por Mentor Mazrekaj iu përgjigj me një “dopjetë”, duke bërë që dy ekipet të ndalin nga një pikë pas barazimit 3-3.




Makthi i Tiranës, Mentor Mazrekaj, me një veprim personal shumë të bukur, arrin të depërtojë në zemrën e mbrojtjes bardheblu dhe me një prekje të lehtë dërgoi topin në rrjetë dhe Laçin në avantazh në minutën e 21-të.

Festa zgjati vetëm dy minuta, pasi njeriu i momentit, Redon Xhixha me një vertikalizim perfekt dhe me një parabël të ëmbël riktheu baraspeshën në stadiumin “Selman Stermasi”. Xhixha ishte thjesht i pa përmbajtshëm teksa në minutën e 36-të, shkëputet shpejt dhe me një goditje nga distanca dërgoi sërish topin në rrjetë, duke përmbysur rezultatin dhe duke i dhuruar Tiranës avantazhit.

Të dy ekipet zhvilluan një futboll të hapur, me shumë raste për shënim, nuk e ulën ritmin as me fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 63-të, kurbinasit barazuan rezultatin në 2-2 nga pika e bardhë e penalltisë. Nuk ishte e thënë që kjo sfidë të përfundonte me katër gola, për sa kohë Xhixha ishte në fushë.

Në minutën e 73-të, bomberi bardheblu mori një top të pastër të zonë dhe me një goditje të fortë realizoi golin e tretë personal dhe të tretin për Tiranës. Kjo ishte “tripleta” e tij e dytë këtë sezon, goli i 10-të sezonal. Emocionet nuk kishin fund në këtë përballje të çmendur, Mazrekaj prishi sfidën perfekte të Xhixhës duke realizuar një gol në limite, i dyti personal dhe i trete për Laçin duke i dhuruar kurbinasve një pikë shprese pas barazimit 3-3.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.