AKTUALITET

“Kemi çmimet më të larta në rajon”/ Salianji: Protesto! Tre anije nga Libia kanë ardhur në Shqipëri me naftën kontrabandë

15:31 - 08.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar në Facebook për sa i përket rritjes së çmimit të karburanteve dhe veçanërisht të naftës.




Salianji kujton për pulbikun se qeveria socialiste priret të mbrojë vetëm oligarkët. Sipas tij, nga Libia e cila është një vend në embargo kanë ardhur në Shqipëri tre here anije me naftë kontrabantë.

Reagimi i Ervin Salianjit

Bordi i qeverisë, garanci e abuzimit me çmimet e karburanteve!

Qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të karburanteve në rajon dhe ndër më të shtrenjtët në botë, qeveria të vetmin kujdes ka të mbrojë oligarkët nëpërmjet bordit dhe favorizimeve të tjera si kontrabanda! Nga rritja pa limit e çmimit po pasurohet qeveria, po pasurohen oligarkët dhe po varfërohen përditshëm qytetarët!

Kontrabanda e naftës ndërkohë rritet proporcionalisht me rritjen e çmimit, së paku tre herë anijet nga një vend nën embargo si Libia kanë zbarkuar në Shqipëri!

Protesto!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.