AKTUALITET

Rrugët e “florinjta”/ ARRSH tender 21,4 mln euro për zgjerimin e 5 km të parë të aksit Elbasan- Qafë Thanë!

08:15 - 08.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoriteti rrugor shqiptar i drejtuar nga Evis Berberi vazhdon me projektet e ashtuquajtura “rrugë të florinjta”, në një kohe kur buxheti i shtetit është në vështirësi për shkak të krizës energjetike.




Tenderi më i fundit është ai për lotin e parë të zgjerimit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë me vlerë 2,5 miliardë lekë ose rreth 21,4 milionë euro.

Me konkretisht, projekti fillon në dalje të qytetit të Elbasanit, pasi kalon fshatin Labinot-Fushë përfundon në afërsi të fshatit Mirakë.

Sipas dokumenteve zyrtare ky lot ka një gjatësi prej rreth 5 km, dhe duke pasur parasysh vlerën e tenderit 21,4 milionë euro, kosto për kilometër është rreth 4,3 milionë euro.

Preventivi sipas raportit teknik ka dalë duke marrë parasysh çmimet nga manualet zyrtare në fuqi. Për ato raste kur çmimet nuk janë në manualet e ndërtimit, janë hartuar analiza përkatëse të çmimeve.

Për t’u nënvizuar është se i gjithë aksi Elbasan-Qafë Thanë ka një gjatësi prej rreth 54 kilometrash dhe nëse vazhdohet me këto kosto marramendëse 4,3 milionë euro për km, zgjerimi i kësaj rruge mund t’i kushtojë qytetareve shqiptare mbi 230 milionë euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.