AKTUALITET

“Shqipëria ka çmimin më të shtrenjtë në botë për naftën”/ Meta: Kemi dërguar në Kuvend projektiligjin për heqjen e taksës së qarkullimit

16:10 - 08.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeatri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook për sa i përket krizës së karburanteve dhe rritjes së çmimeve.




Meta ka bërë më dije se ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj për heqjen e taksës së karbonit dhe qarkullimit, pasi kjo do të lehtësonte ndjeshëm çmimin e naftës.

Reagimi i plotë:

Qytetarët shqiptarë paguajnë më shtrenjtë se kushdo tjetër në rajon për çmimin e naftës.

Nafta në Shqipëri shitet më shtrenjtë, sepse Qeveria vjedh dhe grabit me taksat e larta, duke rënduar dhe varfëruar buxhetet familjare.

Në vend që të lehtësonte barrën fiskale, ashtu siç bënë vendet e rajonit dhe të Europës, Qeveria krijoi Bordin, vendimet e të cilit nuk bëjnë gjë tjetër veçse e klasifikojnë Shqipërinë ndër vendet e para në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës.

Heqja e taksave në çmimin e naftës në këtë situatë krize globale është një shqetësim real i qytetarëve, për të cilin Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për heqjen e taksës së karbonit dhe qarkullimit që do të lehtësonte ndjeshëm çmimin e naftës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.