AKTUALITET

Takoi ish-drejtuesit e PD në degë, çfarë po synon Basha dhe pse anuloi daljen e fund shtatorit?

15:13 - 08.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha që dha  dorëheqjen pas zgjedhjeve të pjesshme të marsit me argumentin se në këtë mënyrë i hapte rrugë bashkimit të partisë i është rikthyer disa takimeve në bazë që në dukje ngjasojnë sporadike në cilësinë e deputetit të PD.




Por me kalimin e ditëve zhvillimet nuk duken aq. Burimet nga njerëz të afërt të ish-kryetarit të demokratëve thanë se Basha ka zhvilluar një takim në Mallakastër të premten në mbrëmje me disa drejtues grupseksionesh dhe ish-kryetarë të PD-së,  që janë zgjedhur në kohën e drejtimit të tij. Në takim kane qenë edhe Agron Kapllanaj dhe Roland Sejko. Palët në takim, janë treguar mjaft të rezervuar për objektin e bisedës ndërsa konfirmojnë se takimi nuk ka shkuar aq i qetë, kryesisht një formë llogaridhënie për Bashën për betejat e humbura të tij.

Vetë Basha kishte lajmëruar në një rreth të ngushte se do të dilte në fund të shtatorit me një qëndrim publik, por me pas e anuloi pa dhënë shpjegime.

Në anën tjetër deputetë që dikur ishin mbështetës të tij janë shprehur se nuk e shohin më si kryetar partie, ndërsa Enkelejd Alibeaj kryetari i grupit të PD, që njihet si mbështetësi kryesor i tij po përdor lojëra fjalësh politike se PD do të ketë kandidatët e saj në zgjedhje por pa specifikuar së fundmi opozita në përgjithësi apo vetëm PD në veçanti.

Një version që po e rrezojnë deputetë të tjerë të rreshtuar krah tij që kërkojnë bashkimin e gjithë opozitës. Por si arrihet kjo? Askush nuk e jep formulën, ndërsa Basha vijon me disa takime informale që gjithësesi nuk do ta sillnin në skenën politike shqiptare pa ide konkrete.

Sali Berisha në anën tjetër e përjashton që ai të jetë faktor në zgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie, duke i kujtuar së më së pari Basha duhet të sqarojë të vërtetat e tij nëse ka marrë fonde të jashtëligjshme ruse përmes lobimit në fushatën e zgjedhjeve të 2017-ës. Mbështetës të Bashës në anën tjetër si Gazment Bardhi apo Enkelejd Alibeaj e shohin veten te përjashtuar nga ky debat edhe pse sigurojnë në parim se PD-ja nuk ka marrë asnjëherë fonde ruse.

Vetë Basha ka dhënë një përgjigje të vakët për fondet e lobimit duke iu referuar vendimit të drejtësisë që në thelb nuk tregon asgjë.

A do të dalë publikisht Basha të sqarojë jo vetëm këtë debat por edhe se cilat janë synimet e tij politike? Apo do të presë të testojë bazën, vendimet e Apelit, në mos edhe zgjedhjet e ardhshme lokale për të bërë lëvizjen e tij? Të gjitha variantet janë të hapura. Ai që duhet t’i sqarojë është vetë Basha që ende nuk po duket publikisht.

Gazeta Si


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.