Me anë të një reagimi në Twitter, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka shprehur mbështetjen e saj totale për reformën në drejtësi dhe detyrat që duhet të kryejnë gjyqtarët dhe prokurorët.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një reagim në Tëitter shprehet: Ne jemi të vetëdijshëm për më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve, me fjalë të tjera, për t’i tërhequr në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet. Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend. Po i kushtojme vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi.
Qe kur eshtev krijuar shteti i pare me ligje,ka pasur tendensa qe ligji te mos jete i barabarte per te gjithe.