LAJMI I FUNDIT

Një kandidat në zgjedhje/ Luçiano Boçi tregon deri ku janë negociatat brenda PD: Bisedimet vazhdojnë!

12:38 - 12.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi thotë se bisedimet brenda PD për të dalë me një kandidat në zgjedhjet e ardhshme janë në vazhdimësi.




Në një komunikim me gazetarët ai u shpreh se synimi është që opozita të bashkohet, pasi këtë e duan të gjithë shqiptarët. Ai u shpreh se të gjithë deputetët e PD në vazhdën e bisedimeve janë pjesë e grupit të punës për aksionin politik dhe zgjedhjet lokale.

“Janë bisedime ndër veti që ne i kemi zhvilluar dhe i zhvillojmë. Nuk kanë munguar, kanë qenë intensive. Ne jemi në bisedime të vazhdueshme për bashkimin e demokratëve. Përballë këtij interesi nuk kemi konsideruar asgjë përballë deklaratave emocionale. Do vazhdojmë të bisedojmë, sepse ajo që duam të arrijmë është bashkimi i demokratëve. Kemi një bashkim horizontal në bazë. Duam që bashkimi të jetë dhe vertikal me zërat e deputetëve ndryshe. Janë bisedime në vazhdimësi, por kanë marrë formë mediatike. Është kërkuar gjetja e një negocimi. Nuk do reshtet së biseduari edhe nga ne për të unifikuar grupin parlamentar. Kemi pasur një kërkesë që të kemi një qëndrim për reformën zgjedhore. Mos harrojmë që të gjithë deputetët e PD në vazhdën e bisedimeve janë pjesë e grupit të punës për aksionin politik dhe zgjedhjet lokale. Sipas mendimit tim është një vazhdimësi natyrale për të arritur bashkimin, që është një thirrje për demokratët. Mirëpresim çdo bisedimi që sjell në tavolinë edhe bashkimin vertikal tonin”, u shpreh Boçi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.