AKTUALITET

“Për ju lufta është kujtim i largët, për ne një plag që dhemb”/ Rama pra KiE-së: Po ndërtojmë marrëdhënie me Serbinë që dikur konsiderohej armik për vdekje

15:47 - 12.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, duke nënvizuar se institucionet ndërkombëtare nuk mund të dështojnë sa i takon te drejtes dhe fakteve pasi pasojat për shtetet do ishin fatale.




Edi Rama flet para Këshillit të Europës.

I nderuar KE, anëtarë të Asamblesë Parlamentare.

Jam mirënjpohës për t’iu drejtuar për një çëshjte thelbësore dhe të vërtetës. Unë përfaqësoj Shqipërinë por nuk kam ardhur të flas për Shqipërinë, edhe pse tema që dua të ndaj lidhet me Shqipërinë si trupi me shpirtin.

Ia vlen ta nisim me Shqipërinë pasi ka lidhje me çështjen e marrëdhënies se një vendi me të shkuarën e vetë dhe ndikimin që mund të ketë në të ardhmen. Lidhet me raprotin mes shtetve në Ballkan dhe më tej dhe mbi rolin që Europa luan me institucionet e zhvillimit.

Nëse institucionet e tilla dështojnë humbjet për ne janë shumë të mëdha sa dëmi që u shkaktohet viktimave. Është dëm për të tërë bashkësinë tonë të kombeve dhe popujve, për të kthyer një paqe të errët në historinë tonë për të shkruar një të ndritshme. Lufta është për ju një kujtim i largët, për ne është një plagë që ende dhemb ndërsa rrekemi ta shërojmë dhe sërish pavarësisht përballjeve me luftën nën ombrellën e këtij instituikoni që përcakton vendin si organizta udhëheqëse për të drejtat në kontinet, faktet nuk duhet të kërcënohen nga lojrat e pushtetit.

Në dekadat e fundit institucionet kanë qenë thelbësore në përcaktimin e vendeve në rajon. Shqipëria vijon të ndërtojë të ardhmen, të zhvillojë institucione demokratike ndërkohë që përndiqet nga fantazmet e aturoitarizmit, por edhe të ndajë marrëdhëniet me Serbinë që shumë kohë më parë konsiderohej një armik për vdekje tani është një partner për nismën e Ballkanit të Hapur.

Europa për ne është më shumë se projekt institucioni por ekzistencial. Kurr nuk e kmi pasur të drejtën për të zgjedhur, por vedosnin perandoritë dhe ideologjitë që na mbanin të kyçur larg europës.

Në qoftë se institucionet dështojnë, kjo goditje mund të jetë fatale!

Për ju, lufta është një kujtim i largët. Për ne, një plagë që ende dhemb teksa rrekemi ta shërojmë. Sërish, pavarësisht përvojave tona të ndryshme me luftën, nën ombrellën e madhe të këtij institucioni, i cili e përcakton veten si organizata udhëheqëse në kontinent për të drejtat e njeriut, kujtesa historike nuk mund të merret lehtë. Faktet kurrë nuk duhet të cënohen nga lojërat e pushtetit dhe zgjidhjet duhet kahera t’i qëndrojnë testit të së ardhmes.

Në dekadat e fundit, siç e dini, institucionet ndërkombëtare kanë qenë një faktor thelbësor në ndërmjetësimin e konflikteve në Ballkan. Ashtu si të gjitha shtetet e tjera në rajon, Shqipëria vijon të ndërtojë të ardhmen, ndërsa lufton me trashëgiminë e së shkuarës, të zhvillojë institucione demokratike ndërkohë që përndiqet ende nga fantazmat e autoritarizmit, vijon të ndërtojë marrëdhënie solide me fqinjët e saj, përfshirë Serbinë e cila jo shumë kohë më parë konsiderohej armik për vdekje, por tashmë është një partner i rëndësishëm me nismën tonë strategjike të Ballkanit të Hapur.

Për ata që hyjnë në kontakt për herë të parë me rajonin është e vështirë tu shpjegosh se pse Europa për ne është më shumë sesa një projekt institucional, është projekt ekzistencial. Asnjëherë më parë historia nuk është treguar e mirë me ne, kurrë nuk kemi qenë në gjendje të zgjedhim vetë se ku donim të përkisnim, të tjerët vendosnin për ne. Vendosnin perandoritë, vendosnin regjimet dhe ideologjitë që na mbajtën të kyçur larg Europës, në një vend që vetëquhej “fanari ndriçues anti-imperialist” në botë, por që në fakt ishte një vrimë e zeze në zemër të Europës.

Vetëm tri dekada më parë, ne patëm mundësi të ndryshonim lirisht rrjedhën e fatit tonë dhe t’i kthenim sytë nga horizonti i Europës. Besimi i Shqipërisë në fatin e saj europian është spiranca jonë drejt së ardhmes. Pavarësisht se ç’shtrëngata apo mjegulla has Europa, shqiptarët në tërësi, nuk mund të përfytyrojnë asgjë tjetër përveçse të ndajnë këtë rrugëtim edhe nëse rezulton të jetë një rrugëtim i trazuar.

Ja pse ne vazhdojmë të ushqejmë shpresë në brezat e rinj, duke e ditur se sa më shumë një krizë si kjo aktualja godet gjithë Europën, aq më e lehtë është për forcat e frikës të kërcënojnë burimet e shpresës.

Megjithatë është veçanërisht në momente si kjo, ku e ardhmja lihet edhe njëherë në mëshirë të së shkuarës dhe politikanë mendjengushtë janë të gatshëm ta shfrytëzojnë të shkuarën për të qetësuar frikërat e qytetarëve të tyre për të ardhmen, që çështjet e së vërtetës dhe drejtësisë ridalin në pah.

Është në të tilla momente që besimi në institucionet ndërkombëtare duhet rivënë në vend dhe duhet forcuar. Është në të tilla momente që shtetet e vogla nuk duhen braktisur, në mënyrë që shtetet e mëdha të mos kërcënohen nga rezultati i shumatores së mllefit të mbledhur prej tyre.

Në këto tri dekada të gjata, nëse kemi mësuar diçka është se demokracia është gjithnjë një proces në ndërtim dhe jo një ndërtesë e përfunduar sepse asgjë që nuk arrijmë, nuk është e plotë dhe as nuk është e pakthyeshme dhe asgjë nuk e vërteton këtë argument më mirë sesa agresioni aktual i Rusisë kundër Ukrainës dhe lufta që vijoi në Europë vetëm pak orë larg prej këtej.

Ai vend po përndiqet edhe njëherë nga e shkuara dhe është një tjetër kujtesë e gjallë, për ata prej nesh që ende përndiqen nga e shkuara e tyre se sa lehtësisht mund të manipulohet e të shfrytëzohet historia nga forca të errëta.

Në Ballkan, ne vijojmë të jemi dhimbshëm të vetëdijshëm për këtë. Nisma jonë e re Ballkani i Hapur është një përpjekje për të realizuar së brendshmi aspiratat dhe objektivat e Procesit të ngrirë të Berlinit pa asnjë vonesë, pa asnjë ngurrim, në një mënyrë që pasqyron vullnetin dhe vendosmërinë tonë.

Është një përpjekje për t’i vënë idealet e integrimit europian në dispozicion të paqes dhe bashkëpunimit përmes lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve, shërbimeve, përmes kulturës, arteve dhe zejeve, përmes nismave të përbashkëta politike dhe duke bashkuar forcat përballë krizave që janë më të mëdha se ne, përmes rezultateve konkrete që mund tu dëshmojmë qytetarëve tanë se sa e pa kuptim është tu rrimë pas fantazmave të së shkuarës, në një botë ku kufijtë janë gjithnjë e më tepër porozë.

Kështu duam ta shohim ne Ballkanin, jo më një fuçi baruti e Europës, por një model bashkëjetese paqësore. Jo më një peng të së shkuarës, por shembull se si mund të ndërtohet një e ardhme e përbashkët. Megjithatë, mënyra se si merremi me të shkuarën është thelbësore që e gjitha kjo të jetë e mundur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.