AKTUALITET

“Ju me forcën e kartonit do të mbroni deputeten tuaj”/ Bardhi për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës: Çështja e saj do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese

14:37 - 19.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme është mbledhur Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren ku në rend dite ka qenë mandati deputetes i Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.




Opozita ka kërkuar që të hiqet mandati i deputetit për ministren Olta Xhacka, pasi sipas tyre, ka përfituar nga pasuritë shtetërore në funksion të kompanisë së bashkëshortit të saj. Bardhi tha se edhe nëse mazhoranca do ta mbronte Xhaçkën, çështja do të shkonte në gjykatën Kushtetuese.

Opozita dorëzoi dy mocione me objekt heqjen e mandatit të Xhaçkës me argumentin se bashkëshorti i saj u shpall nga qeveria “investitor strategjik” dhe iu dha tokë në bregdet në përdorim për hotelin e tij në Dhërmi. PD në dy kërkesat e saj pretendon se ky është dhunim i hapur i Kushtetutës.

“Në vijim të të gjitha fakteve të çështjes, analizës ligjore dhe procedurave të ndjekura është e qartë se deputetja ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë pasi shoqëria në pronësi të bashkëshortit të saj ka përfituartë drejta pasurore mbi pasurinë shtetërore. Shoqëria në pronësi të ministres dhe bashkëshortit të saj do të sigurojë të ardhura duke shfrytëzuar pronë shtetërore duke treguar se është përfituar qartë.

Përdorimi i brigjeve të detit për instalimin e stacioneve të plazhit që do të sigurojnë të ardhura për kompaninë e bashkëshortit të saj. Ju me forcën e kartonit do ta mbroni deputeten tuaj por unë ju siguroj se çështja do shkojë në gjykatën Kushtetuese dhe ne do mblidhemi këtu sërish. Unë iu kam thënë se keni në dorë vonimin e kësaj çështje por nuk do ta pengoni kurrë zbatimin e kushtetutës dhe të ligjit për një ministre që ka vendosur të bëjë milioner bashkëshortin e saj”– u shpreh deputeti, Gazment Bardhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.