AKTUALITET

Kërkimi i naftës, Blloku 5 në tokë del për të disatën herë për shprehje interesi!

07:58 - 19.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës ka nxjerrë për shprehje interesi nga ana e investitorëve potencialë Bllokun 5 në tokë për kërkimin e naftës. Kjo nuk është hera e parë që ky bllok del për të pritur aplikime nga palët e interesuara dhe në të kaluarën edhe pse ka pasur interes në fazat e para nuk ka kaluar të gjitha etapat për nënshkrimin e një kontrate. AKBN bëri me dije se për këtë bllok ka një vendim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të datës 13 shtator që e nxjerr atë të lirë për investitorët.




Referuar dokumenteve kohëzgjatja e periudhës së kërkimit është deri në 5 vjet dhe mund të zgjatet deri në 7 vjet në përputhje me “Ligjin e Naftës”.

“Periudha e kërkimit është e ndarë në faza, me detyrimet e punës dhe angazhimet financiare përkatëse për secilën prej tyre. Kontraktori nuk mund të ndjekë fazën pasuese pa kryerjen e detyrimeve të punës apo angazhimeve financiare përkatëse. Kohëzgjatja e secilës fazë të Periudhës së Hulumtimit është subjekt i negociatave” thuhet në dokumente.

Blloku 5 ndodhet në juglindje të Shqipërisë, nga Saranda në jug deri në Vlorë në veri. Kufiri perëndimor përkon me bregun e detit Jon në jug dhe me detin Adriatik veriu.

Më herët AKBN nxori për shprehje interesi edhe dy Blloqe të tjera si ai C dhe Panaja. AKBN ka bërë të ditur se për këto Blloqe ka pasur interes në fazën e parë nga dy kompani Eni Albania B.V. dhe  Energy Development Group.

Kompanitë kanë tërhequr paketën me të dhënat paraprake për të parë më pas mundësinë e paraqitjes së aplikimeve të mundshme de e vetmja që ka paraqitur një të tillë në fillim të gushtit është Energy Development Group.

Aktualisht provuesi i vlerësimit të aplikimeve është në vijim dhe AKBN ka kaluar hallkën e saj të vlerësimit duke e lënë tashmë në dorë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të vendosur ecurinë e procesit dhe nëse do të ketë negociata./monitor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.