Kryesore

‘Në Gjirokastër s’duhet bërë fare diskutimi për kursim’/ Rama: Nuk mund të rrinë dritat ndezur ditën!

13:07 - 19.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama kritikoi autoritetet në Gjirokastër për dritat ndezur në orët e ditës. Ai deklaroi se në Gjirokastër nuk duhen diskutuar fare këto çështje duke theksuar se ata janë të shquar për kursim në çdo kohë. Ai nuk la pa sulmuar edhe opozitën duke u ndalur te raporti për financimet ruse.




“Nuk mund t’i rrisim pagat aq shumë sa n  fund të mbetemi pa paga fare. Sasinë kryesore të mbështetjes kemi preferuar ta vëmë te mbulimi i çmimit të energjisë. Sot në dy muzeumet dritat ishin hapur. Këtu ishin dritat hapur. Nuk mund të rrinë dritat hapur. E bëjmë për ty thanë për të nderuar ty. Të paktën në Gjirokastër nuk duhen bërë fare këto muhabete. Gjirokastritët nuk kanë garanci që kur mbyllin derën e frigoriferit fiket drita. Unë nuk po them fikni dritat edhe këtu se pastaj nuk do merremi vesh. Po them të kursejmë që atë fashën që e kemi menduar për të mbrojtur pjesën dërrmuese. Nuk ka mundësi që pensionistët të paguajnë pë rata që harxhojnë më shumë. Shqipëria nuk është vendi ku po vdesin njerëzit për bukë dhe marrin të gjithë 300 mijë lekë. Ka ca të tjerë të cilët harxhojnë 1500-2000 deri në 5 mijë. Këtyre do u shkojmë të parëve nëse na duhet të kursejmë më shumë. Edhe për t’u thënë ore harxhoni më pak. Nuk mund të dëgjoni opozitën e rublave që janë të zhytur në opozitën e rublave,. Ato paratë ruse që deri dje thoshin janë sajesa të Sorosit dhe Edi Ramës dhe sot bëjnë lojëra jo ishte ai nuk ishte ky. Dhe thonë nuk jemi në komunizëm të kursejmë. Pse komunizëm është Gjermania që thotë do i heqim ujin e ngrohtë shkollave. Janë në luftë. Edhe ne jemi në luftë”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.