Kronikë

Një shpërthim i fuqishëm trondit Tiranën në mesnatë, i vihet tritoli një biznesi te sheshi ‘Wilson’!

07:20 - 19.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shpërthimi i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin pak pas mesnate, rreth orës 12:15 të kësaj të mërkure. Mësohet se, lënda plasëse i është vendosur një biznesi në sheshin ‘Wilson’.




Nga informacionet paraprake bëhet me dije se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në biznesin që ishte një dyqan për shitjen e produkteve të kozmetikës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve. Zhurma e shpërthimit ka qenë tepër e fortë, duke u dëgjuar në zona të ndryshme të kryeqytetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.