AKTUALITET

Ndërpritet ndriçimi i jashtëm i godinave publike pas orës 22:00/ Qeveria miraton ligjin për kursimin e energjisë: Shkelja dënohet me gjobë 50 mijë lekë

16:05 - 20.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot qeveria shqiptare ka miratuar aktin normative për kurismin e energjisë elektrike.




Në nenin 4 të këtij akti normativ përcaktohet se institucionet e qeverisjes qendrore dhe ato të varësisë duhet të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike në masën 15% krahasuar me vitin e shkuar.

Ata do të bëjnë raportim pranë Task Forcës së Energjisë brenda 7 ditësh nga hyrja në fuqi e aktit normative në lidhje me verifikimin e pajisjeve që konsumojnë shumë energji elektrike dhe masave të vendosura.

Neni 5 përcakton edhe masat konkrete që do të merren për ndriçimin e institucioneve publike.

Masat e veçanta për klientët jofamiljarë publikë

  1. Klientët jofamiljarë publikë, përveç detyrimit të përcaktuar në nenin 4, të këtij akti

normativ, zbatojnë edhe masat e detyrueshme për reduktimin e konsumit të energjisë elektrike,

sipas parashikimeve të mëposhtme:

  1. a) Ndalohet përdorimi i ajrit të kondicionuar në temperaturë më të ulët se 27 gradë gjatë verës

dhe më të lartë se 21 gradë gjatë dimrit;

  1. b) Ndërpritet ndriçimi i jashtëm i godinave të klientëve jofamiljarë publikë çdo ditë pas orës

22:00;

  1. c) Ndërpritet ndriçimi rrugor i rrugëve ndërqytetase kryesore dhe dytësore;

ç) Ndërpritet ndriçimi i jashtëm i objekteve të kulturës, monumenteve, shesheve,

shatërvanëve.

  1. Nga zbatimi i pikës 1, të këtij neni, përjashtohet ndriçimi i rrugëve të qytetit.
  2. Shkelja e detyrimeve të këtij neni konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet me

gjobë, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Masa administrative i vendoset titullarit të

institucionit, administratorit të shoqërisë apo ndërmarrjes, që ka përgjegjësi administrimi pronën

përkatëse.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.