Kosova

“Për tri javë, masa do të jetë…”- Albin Kurti prezanton planin për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia prej 1 nëntorit! Cilat janë fazat e zbatimit

19:34 - 28.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot të ditur se vendimi i qeverisë së Kosovës për targat mbetet në fuqi, megjithatë janë bërë disa ndryshime.




Siç ka treguar kryeministri Albin Kurti, do të shkohet me përshkallëzim të masave, fillimisht 21 ditë, pastaj çdo dy muaj deri me 21 prill 2023.

Kurti u shpreh se deri me datën 21 nëntor do të jetë në fuqi masa e qortimit. Pastaj nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes.

Nga 21 janari për dy muaj do të ketë targa provuese dhe pas 21 prillit 2023 s’do të ketë targa të tilla.

Targat për KM, GL janë targa ilegale. Qeveria e Kosovës përmes vendimit ka obliguar ata që ti kthejnë në targa RKS. Tash ne kemi zhvilluar diskutime edhe të brendshëm edhe me ministrinë e linjës. Dhe kemi ardhur në përfundim që të sjellim për propozim  një vendim që bën sekuencim dhe shkallëzim të zbatimit të këtij vendimi. Deri me 21 nëntor do të jetë masa a qortimit. Nga 21 nëntori deri me 21 janar do të jetë masa e gjobitjes.

Nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj. Pas secilës datë me 21 prill  s’do të ketë më targa të tjera në Republikën e Kosovës”, u shpreh Kurti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.